Monday, May 12, 2014

Eksperienca me CP

Une do t’ju shkruaj per eksperiencen time qe kam pasur me ABR dhe rrugen te cilen e kemi tejkaluar deri sa jemi njoftuar me kete lloj terapie e cila na ka dhene dhe vazhdon te na jep shpresa  cdo dite e me shume.
Vajza jone ka ardhur ne kete jete bashke me vellaun e saj binjak  ne javen e 30 te shtatezenise, me peshe trupore 1.400gr..
Ne moshen 6 mujshe kur edhe eshte verejtur nga pediatri  qe vajaza nuk i bente veprimet sikur vellau i saj, nuk  mban  odjektet lodrat  qe i ofroheshin, nuk mundej  te rrotullohet,  nuk mund te ulej e pamvarur e shtyri pediatren tone  te  jepte  udhezime per kontroll te metutjeshem. Na propozoj te shkojme ne Shkup ose ne  Shqiperi per ta bere inqizmin e trurit .  Ne vendosem ta dergonim ne Shkup ne spitalin qendror te Shkupit te neurologu i njohur i Maqedonise. Ai na tha qe vajza juaj eshte kandidate per paralize cerebrale  nese nuk mirren hapa te duhuara ne kete drejtim. Sipas tij e vetjma gje qe mund  te benim ishte terapi fizikale. Edhe na udhezoje qe te shkonim ne Oher ne spitalin e ortopedise dhe traumatologjise sepse vetem aty po aplikohej terapia e quajtur Bobath me te cilen terapi trajtohen te prekurit nga CP, dhe nga diagnozat e tjera. E inqizimin e trurit tha duhet me vone se vajza eshte ende e vogel.
 ( ajo jo qe ishte kandidate mirepo ajo veq ishte e prekur tash me nga kjo diagnose)
Prej aty ne vendosem te shkonim ne Turqi  ne spitalin Cerah Pasha Hastanesi, ku iu eshte bere EEG dhe rezonanca magnetike e trurit.
Diagnoza me  te cilen e diagnostifikuan me MR ishte Leukomalezia  Periventrikularis, nje lloje e paralizes cerebrale.  E vetmja qe na propozoj neurologu ne ate spital ishte vetem terapi fizikale dhe asgje tjeter. 
Pas kthimit vendosem te vazhdojme me terapine fizikale te cilen na kishte pershkruar edhe neurologu i Maqedonise, pra u vendosem ne Oher dhe vazhduam terapine te quajtur Bobath.
Atje shkonim cdo tre muaj dhe qendronim nga nje muaj rresht dhe benim terapi intensive fizikale, te cilat terapi i mesova edhe une dhe i aplikoja tek vajza ime per kohen qe ishim ne shtepi.
Terapite ishin cdo here te njejta, per te gjithe femijet pa marr parasysh prej moshes, te njeta ishin ushtrimet per vajzen time qe ishte me paralize cerebrale si ushtrimet e femijeve tjere qe ishin te prekur nga ndonje diagnoze tjeter.
Vajtje- ardhjet tona ne Oher vazhduan keshtu per tre vite me radhe e rezultat nuk kishte, ende vajza nuk mundej te ulej e pamvrur, objektet i kapte ne doren e majte mirepo me shume mundim, ende nuk rrotullohej.
Nje dite per derisa shkoja per ne spital ne Oher ne taksi e takova nje grua e cila quhej Valentina edhe ajo shkonte ne spital per gjera personale. Ne bisede e siper deri te spitali me pyeti pse shkoj une atje, edhe i tregova qe vajza nuk ecen e i bejme terapi ne kete spital.
Me tha pse nuk e provon me nje terapi tjeter thirret ABR njoh tha shume qe miren me kete lloj terapie edhe jane te kenaqur. Ma dha numrin e Vesnes dhe ketu filloj cdo gje.
Takimi me gruan e quajtur Valentina ishte e shkurter po shume e dobishme, ishte kthesa me e rendesishme e jetes tone.
Me pas u njoftova me Vesnen e cila mirrej me ABR u informova me shume per kete lloj terapie, dhe vendosa ta aplikoje tek vajza ime.
Tash me jane bere dy vite qe une aplikoj tek vajza ime, terpine e quajtur ABR, ajo tash edhe pse ende nuk ecen, eshte ne gjendje  te rrotullohet, mund te ulet e pamvarur, mund te  ec kemba doras, mund te ngritet ne kembe nga karriga, ushqehet vetem.
ABR ishte vendimi me i mire qe kemi bere ne si prinder per vajzen tone.





No comments:

Post a Comment