Une do t’ju
shkruaj per eksperiencen time qe kam pasur me ABR dhe rrugen te cilen e kemi tejkaluar
deri sa jemi njoftuar me kete lloj terapie e cila na ka dhene dhe vazhdon te na
jep shpresa cdo dite e me shume.
Vajza jone ka
ardhur ne kete jete bashke me vellaun e saj binjak ne javen e 30 te shtatezenise, me peshe
trupore 1.400gr..
Ne moshen 6
mujshe kur edhe eshte verejtur nga pediatri
qe vajaza nuk i bente veprimet sikur vellau i saj, nuk mban odjektet lodrat qe i ofroheshin, nuk mundej te rrotullohet, nuk mund te ulej e pamvarur e shtyri
pediatren tone te jepte udhezime per kontroll te metutjeshem. Na
propozoj te shkojme ne Shkup ose ne
Shqiperi per ta bere inqizmin e trurit . Ne vendosem ta dergonim ne Shkup ne spitalin
qendror te Shkupit te neurologu i njohur i Maqedonise. Ai na tha qe vajza juaj
eshte kandidate per paralize cerebrale
nese nuk mirren hapa te duhuara ne kete drejtim. Sipas tij e vetjma gje
qe mund te benim ishte terapi fizikale.
Edhe na udhezoje qe te shkonim ne Oher ne spitalin e ortopedise dhe
traumatologjise sepse vetem aty po aplikohej terapia e quajtur Bobath me te
cilen terapi trajtohen te prekurit nga CP, dhe nga diagnozat e tjera. E
inqizimin e trurit tha duhet me vone se vajza eshte ende e vogel.
( ajo jo qe ishte kandidate mirepo ajo veq
ishte e prekur tash me nga kjo diagnose)
Prej aty ne
vendosem te shkonim ne Turqi ne spitalin Cerah Pasha Hastanesi, ku iu eshte bere EEG dhe
rezonanca magnetike e trurit.
Diagnoza me te cilen e diagnostifikuan me MR ishte
Leukomalezia Periventrikularis, nje lloje e paralizes cerebrale. E vetmja qe na propozoj neurologu ne ate
spital ishte vetem terapi fizikale dhe asgje tjeter.
Pas kthimit
vendosem te vazhdojme me terapine fizikale te cilen na kishte pershkruar edhe
neurologu i Maqedonise, pra u vendosem ne Oher dhe vazhduam terapine te quajtur
Bobath.
Atje shkonim
cdo tre muaj dhe qendronim nga nje muaj rresht dhe benim terapi intensive
fizikale, te cilat terapi i mesova edhe une dhe i aplikoja tek vajza ime per
kohen qe ishim ne shtepi.
Terapite
ishin cdo here te njejta, per te gjithe femijet pa marr parasysh prej moshes,
te njeta ishin ushtrimet per vajzen time qe ishte me paralize cerebrale si
ushtrimet e femijeve tjere qe ishin te prekur nga ndonje diagnoze tjeter.
Vajtje- ardhjet
tona ne Oher vazhduan keshtu per tre vite me radhe e rezultat nuk kishte, ende
vajza nuk mundej te ulej e pamvrur, objektet i kapte ne doren e majte mirepo me
shume mundim, ende nuk rrotullohej.
Nje dite per
derisa shkoja per ne spital ne Oher ne taksi e takova nje grua e cila quhej
Valentina edhe ajo shkonte ne spital per gjera personale. Ne bisede e siper
deri te spitali me pyeti pse shkoj une atje, edhe i tregova qe vajza nuk ecen e
i bejme terapi ne kete spital.
Me tha pse
nuk e provon me nje terapi tjeter thirret ABR njoh tha shume qe miren me kete
lloj terapie edhe jane te kenaqur. Ma dha numrin e Vesnes dhe ketu filloj cdo
gje.
Takimi me
gruan e quajtur Valentina ishte e shkurter po shume e dobishme, ishte kthesa me
e rendesishme e jetes tone.
Me pas u
njoftova me Vesnen e cila mirrej me ABR u informova me shume per kete lloj
terapie, dhe vendosa ta aplikoje tek vajza ime.
Tash me jane
bere dy vite qe une aplikoj tek vajza ime, terpine e quajtur ABR, ajo tash edhe
pse ende nuk ecen, eshte ne gjendje te
rrotullohet, mund te ulet e pamvarur, mund te
ec kemba doras, mund te ngritet ne kembe nga karriga, ushqehet vetem.
ABR ishte
vendimi me i mire qe kemi bere ne si prinder per vajzen tone.